Paga “modeste” e Igli Tares

0
SHPËRNDAJE

Mi Roma 03/04/2010 - campionato di calcio serie A / Lazio-Napoli / foto Marco Iorio/Image Sport nella foto: Igli Tare

Në rrjetet sociale është publikuar së fundmi dhe shifra e saktë e pagës së Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazios. Ky lajm po bën xhiron në rrjetet sociale italiane dhe shqiptare ku shfaqet hapur nënvleresimi i tij që duket qartë në pagesë.

“Në 2009, sapo përfundoi trajnimet në Konverçiano, Igli Tare zuri vendin e Sabatinit në postin e drejtorit Sportiv të Lacios. Shumë e kanë nënvlerësuar, por Igli Tare duket se po i merr përfitimet e punës së tij me skuadrën e kryeqytetit italian”, shkruan “Corriere Dello Sport”.

“Lazionews”, bën me dije edhe pagën e tij. “Një pagë prej 350 mijë eurosh në sezon, por që gjithsesi nuk është asgjë krahasuar me goditjet e mëdha që ka bërë në merkato”.

Mjaft të përmenden Klose, Luliç, Kandreva, Marketi kur u afrua në fillim dhe në fund, si qershia mbi tortë, Felipe Anderson. Megjithatë, në lajmet e bëra publike nga mediat axurre rreth pagave të drejtuesve dhe sportistëve të Serisë A, është mësuar edhe paga e krerëve të ekipeve italiane.

“Guerin Sportivo” e ka zgjeruar kërkimin e saj dhe ka bërë me dije se më i paguari është Bepe Marota (25 mijë euro si administrator, 1.2 milionë euro nga AD dhe 502 mijë euro nga Area Sport. Plus bonuset rreth 638 mijë euro për Kampionatin dhe Championsin), ndërkohë që vetë pronari Andrea Anjeli ka një pagë prej 648 mijë eurosh.

Mos është ky një nënvlerësim i hapur për të ?!

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.