Pajtim Kasami, rikthim i mundshëm në Serie A

0
SHPËRNDAJE

kasami

 

Pajtim Kasami mund të rikthehet në kampionatin Italian pas eksperiencës që ka kaluar te Palermo gjatë sezonit 2010-2011. Sulmuesi që aktualisht aktivizohet te grekët e Olympiacos i është propozuar skuadrës së Fiorentinës nga agjenti i tij Mino Raiola. Ka pasur një kontakt pozitiv midis këtij të fundit dhe drejtorit sportive të Fiorentinës Prade’. Mediat italiane shkruajnë se akordi për transferimin e Kasamit në Itali mund të arrihet pas mesit të muajit gusht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.