Pajtohen “Bobi” dhe Cungu, kafe pas ndeshjes në Shkodër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

cungu-starova-dhe-gjiciLajmi i ditës së djeshme nuk ka qenë barazimi i Vllaznisë me Partizanin, por shkrirja e akujve mes dy trajnerëve të skuadrave, Sulejman Starova dhe Armando Cungu. Pas bashkëpunimit historik te Kukësi, pati një ftohje mes dy trajnerëve, ku në disa raste nuk kanë munguar edhe thumbimet apo akuzat mediatike në distancë. Trajnerët Cungu e Starova kanë pirë nga një kafe së bashku pas përfundimit të takimit.

Nuk kanë qenë vetëm Cungu dhe Starova ata që kanë pirë kafe si miq të vjetër, pasi kjo gjë ka ndodhur edhe mes ish-shokësh kur luanin me fanellën e Vllaznisë disa vite më parë. Admir Teli dhe zv.trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ndonëse gjatë ndeshjes ishin kundërshtarë, në fund kanë pirë nga një kafe si miq të vjetër. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.