Pamje tragji-komike nga Liga e Kampioneve të Afrikës (video)

0
SHPËRNDAJE

Ja që ndodhin ende skena të tilla edhe pse bëhet fjalë për garën më të rëndësishme për klube të kontinentit. Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve të Afrikës mes ekipit sudanez Al Hailal Omdurman dhe Moghreb Tetouan nga Maroku, ka ndodhur kjo skenë qesharake kur lojtari maroken i dëmtuar rrëzohet në tokë nga stafi mjekësor i ekipit nga Sudani. Gjithçka ndodhi pasi ekipi vendas ndodhej në disavantazh 0-1 dhe stafi mjekësor sudanez po mundohej të mos humbiste kohë por megjithë këtë përpjekje goli i barazimit nuk erdhi asnjëherë dhe marokenët fituan 0-1.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.