“Panama Papers” prek edhe Milanin

0
SHPËRNDAJE

ADRIANO GALLIANI
ADRIANO GALLIANI

Serie A/ Skandali i madh financiar që ka pushtuar botën nuk kishte se si të mos përfshinte edhe futbollin. Nga emrat që pritet të botohen ditën e nesërme nga dokumenti i rradhës që vjen nga “Mossack Fonseka”, gazeta “L’Espresso” ka bërë publikë afro 100 emra që janë të përfshirë në këtë skandal, ku nga bota e sportit ka rënë në sy emri i Administratorit të Milan, Adriano Galliani. Emri i tij ka dalë për interes të presidentit kuqezi, për një çështje që ka të bëjë me një shoqëri të Silvio Berlusconit në Ishut Virgina të Britanisë së Madhe, e cila është krijuar në vitin 1989. Kujtojmë që në të kaluarën, “Cavalieri” është hetuar se ka paguar lojtarët, Van Basten, Ruud Gullit dhe Raajkard në të zezë, por atë kohë hetimet u pushuan. Tashmë duket se re të zeza po shfaqen mbi drejtuesit e klubit kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.