Panamaja e treta, mediat meksikane i kërkojnë falje (video)

0
SHPËRNDAJE

Panamaja ka arritur të mundë Shtetet e Bashkuara me anë të 11-metërshave pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 me gola të Nurse për panamezët në ’55 dhe Dempsey për amerikanët në ’70. Ndonëse ky vend nderi ishte disi ngushëllues pas humbjes së padrejtë në gjysëmfinalen e përfolur ndaj Meksikës, gëzimi te fituesit e medaljeve të bronzta u ndje edhe pse ata vazhdojnë të ndjehen të vjedhur nga gjykimi i ndeshjes.

Ndaj Shteteve të Bashkuara, Panamaja luajti bukur dhe krijoi shumë raste, e duhej ta fitonte lojën pa pasur nevojë për penalltitë. Amerikanët nuk u impenjuan edhe aq duke e bazuar lojën e tyre në kundërsulm por ja dolën të barazojnë me një gol të zgjuar të “të përhershmit” Clint Dempsey.

RecordNdërkaq në Meksikë ka edhe shenja keqardhje për mënyrën se si shkoi takimi gjysëmfinal Meksikë – Panama, i fituar nga meksikanët 2-1 me dy gola nga penallti shumë të dyshimta. Disa prej mediave meksikane i kanë kërkuar falje publike popullit panamez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.