Pandev rikthehet në vendlindje. Dua të fitojmë, jo të shënoj unë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Sulmuesi i Maqedonisë, Goran Pandev do të rikthehet për herë të dytë në karrierën e tij për të luajtur në Strumnicë. Ylli i njohur, i cili luan prej shumë vitesh në Seria A ka lindur pikërisht në këtë qytet të vogël, ku do të zhvillohet dhe sfida e sotme ndaj Shqipërisë.

Për të sonte do të jetë një mbrëmje e veçantë pasi i kujton Maqedonisë suksesin 3-0 ndaj Kanadasë më 14 nëntor 2009. Sulmuesi maqedonas shënoi dy gola në atë ndeshje, ndërkohë që goli i parë u shënua nga Sedloski.

“Ndihem i rëndësishëm kur shënoj, por unë dua që vetëm të fitojmë në ndeshjen e stome. Do të jetë një sukses shumë i rëndësishëm për mua në Strumnicë, pasi do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve maqedonas”, ka thënë Pandev.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU