Panik tek Kukësi, mbrojtësi rrezikon superndeshjen

0
SHPËRNDAJE

Kukësi do të luajë në fundjavë ndeshjen më të rëndësishme ku do të presë në “Zeqir Ymeri” rivalët e Skënderbeut.

Ekipi verilindor kërkon që në këtë përballje të marrë maksimumin e pikëve për të filluar shkëputjen në krye të renditjes.

Megjithatë asgjë nuk do të jetë e lehtë ndaj kampionëve, teksa për kërë sfidë trajneri Gjoka ka një shqetësim të madh.

Ylli Shameti nuk është në gjëndjen e tij optimale dhe rrezikon për të humbur këtë takim deçiziv.

Mbrojtësi gjirokastrit ende nuk dihet nëse do të jetë në fushë për sfidën ndaj kampionëve apo jo.

Mungesa e mundshme e Shametit mund të sjellë një “gropë” të madhe në prapavijë, megjithatë për aktivizimin e tij do të vendoset vetëm në seancën e fundit stërvitore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.