Pankina e Kukësit ende në “ajër”, Hasan Lika një alternativë

0
SHPËRNDAJE

Marcelo Troisi
Marcelo Troisi

Superiorja/ Ekipi i Kukësit ende nuk e ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ri në krye të pankinës. Trajneri aktual Marcelo Troisi ende nuk e ka të sigurtë nëse do te vazhdojë të mbajë pozicionin e tij apo jo. Edhe pas takimit me presidentin Gjici palët duket se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me njëri tjetrin. Duket se presidenti i kuksianëve dëshiron një tjetër timonier për skuadrën e tij, dhe bisedimet me Troisin nuk kanë shkuar ashtu si duhet pasi braziliani ende nuk e mori miratimin e Safet Gjicit.

Hasan Lika
Hasan Lika

Një alternativë tjetër për pankinën kuksiane është edhe Hasan Lika, i cili pak ditë më parë u emërua si drejtor teknik në Kukës. Pavarësisht postit që ka, ish-trajneri i Partizanit, Lika, mund të lërë punën e drejtorit dhe të përveshë mëngët për të marrë drejtimin e skuadrës. Këto jane zërat më të fundit që qarkullojnë, por kur duhet edhe një dit nga ndeshja e parë e Superligës pankina kuksiane mbetet ende në ajër, pavarësisht se Troisi aktualisht është në krye të saj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.