Panucci: Dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë

0
SHPËRNDAJE

Ne konferenc per shtyp Kristian Panucci flet per ndeshjen me Lihtershteinin dhe Maqedoninë .

Panucci: E pubklikova listën të premten për të respektuar punën tuaj. Janë 23 futbollistë dhe jo 24. Janë tre lojtarë të rinj, të cilët i kam vëzhguar gjatë këtij muajit. Mu duke e drejtë t’u jap mundësinë për të qenë pjesë e kombëtares pasi e kanë merituar.

Janë 23 futbollistë sepse këtë mëngjes pata një telefonatë me Cikalleshin. Ai duhet të ishte i pranishëm për të firmosur me skuadrën e re. Pasi e dëgjova i theksova se nuk mund t’i jap leje. Kontratat mund të firmosen edhe nëpërmjet E-mailit apo edhe nëpërmjet menaxherit që mund të marrë avionin dhe për firmën. Mund ta bënte edhe vizitën mjekësore  këtu në Tiranë. Duke mos ardhur në orar në grumbullim lojtari do të qëndroje në shtëpi, sepse janë disa rregulla të FSHF dhe të miat, që duhet të respektohen. Lojtarët nuk mund të bëjnë sipas kokës së tyre.

Dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë. Xhaka ka gabuar por më ka telefonuar ai dhe avokati i tij, cështja e është e mbyllur, i kam pranuar faljete tij. Mungesa e tij është një zgjedhje teknike, por mund të jetë në të ardhme. Ajo që unë bëj është në interes të Shqipërisë dhe jo në interesin personal.

Gashi? Nuk e grumbulluar sepse kam zgjedhur lojtarë të tjerë. Në të ardhmen mund të kthehet në kombëtare.

Berisha apo Strakosha? Jam me shumë fat se kam dy apo tre portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të nivelit të lartë.

Latifi mund të bëjë sulmuesin, apo Lullaku, Memushajn 9 false, gjëja më e rëndësishme janë rregullat dhe respekti. Pa rregulla nuk do të shkojmë gjëkundi. Të vish në ekipin konbëtar duhet të jetë krenari. Rregullat në kombëtare duhet të respektohen nga të gjithë.

Mendoj se kam një skuadër të mirë, do të përpiqem t’i transemtoj idetë e mia dalngadalë. Do të punojmë në atë mënyrë që të mposhtim Lihtensteinin dhe Maqedoninë.

Për të ardhur në kombëtare duhet të vish edhe në 5 të mëngjesit. Nëse Ajeti vjen në 5 të mëngjesit dhe Roshi udhëton gjithë natën nuk mund t’i them tjetrit eja në mesditë.
/supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.