Panucci, jeta jashtë futbollit….

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ShowBiz/ Lajmi i bujshem se Christian Pannuci eshte zyrtarisht trajneri i ri Kombetares Shqiptare te Futbollit, eshte pritur me interes te jashtezakonshem nga tifozet shqiptare. Per ate qe personifikon Pannuci si figure e futbollit italian, por edhe per pritshmerite qe kjo Kombetare ka krijuar tashme duke synuar larg. Karriera e tij futbollistike eshte e mbushur me histori suksesi, ai mbahet mend si nje nder mbrojtesit me te mire italian te viteve 1990 -2000 duke u aktivizuar me klube te medha si Milan, Roma apo Real Madrid, por mesa duket trajneri jone me datelindje 12 prill 1973, pra vetem 44 vjecar, njeherazi ka qene mjaft i sukseshem edhe ne fusha te tjera te jetes.

Me sharmin dhe sportivitetin, elegant dhe karizmatik, i linduri ne Savona me tipare mesdhetare, nuk i ka shpetuar klishese se futbollistet shoqerohen gjithnje nga femra terheqese e te sukseshme duke patur nje axhende sentimentale me aktive e me te ngjeshur se te tjeret. Krahas golave ne fushe, nese do te kerkonim golat qe ka shenuar ne jeten private, ish mbrojtesi me origjine gjysme italine e gjysme ceke, do te gjenim lehtesisht nje liste te gjate me vajza bukuroshe. Spanjollja Isabelle Pannuci ishte ajo me te cilen u ngjit ne altar, e nga martesa e tyre lindi djali Juan.

Por mbas historise 7 vjecare erdhi dhe divorci, vendin e Isabelles e zuri perkohesisht Rosaria Canavo para se ciles perflitej se ishte futur ne tablo edhe aktorja Raffaella Berge. Pjesemarres ne kompeticionin ‘Bailando con le Stelle’, ne te cilin ish futbollissti u rendit i 6-ti, u perfol serish se pati dicka me shume se sa thjesht miqesi edhe me partneren e tij ne kete konkurs, Agnese Junkure. Gjithsesi, prej janarit te ketij viti, Christian eshte i fejuar me Samanta Tognin, lidhje e cila duket e konsoliduar dhe premton per perspektiven. Keto ishin pak nga Hijet e jetes private te trajnerit italian, te cilin do te kemi mundesi ta njohim edhe me shume tashme qe qendron ne stolin kuqezi duke shpresuar ne te tjera histori suksesesh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.