Panucci:Jam i kënaqur për djemtë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri Kristian Panucci flet per “supersport”pasë
fitores se parë në drejtimin e Shqiperis.

Jam i kënaqur për djemtë, sepse zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë, sepse kundërshtarët mbroheshin me dhjetë lojtarë. Tashmë Lihtenshtejni kaloi, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë më e vështirë.

Nuk kisha dyshime për rreshtimin, por formacionin ia jap lojtarëve dy orë përpara ndeshjeve. Pra gjithmonë nuk do ta jap formacionin më para për mediat.

Në pjesën e parë bëmë shumë lëvizje të gabuara dhe nuk krijuam asnjëherë avantazh numerik. Disa lojtarëve u kërkova të bënin lëvizje të ndryshme në fushë dhe menjëherë prej startit të pjesës së dytë të lojës shënuam golin.

Maqedonia është një test shumë i rëndësishëm. Shkojmë atje të lumtur për fitoren e arritur, por duhet të shfrytëzojmë të gjitha cilësitë tona, sepse na pret një ndeshje shumë e vështirë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU