Panuçi, prezantohet si trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

Tashmë, Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarisht në krye një trajner të ri. Presidenti i FSHF, Armando Duka, ka zyrtarizuar sot në një konferencë për shtyp se për 2 vite dhe 4 muajt e ardhshëm në krye të kuqezinjve do të jetë italiani 44-vjeçar, Kristian Panuçi.

Ish-futbollisti i njohur i cili ka qenë pjesë e skuadrave me emër si Milan, Real Madrid, Inter apo Roma, do të zëvendësojë trajnerin Gianni De Biasi në krye të Shqipërisë me objektivin për të mbyllur kualifikueset e “Rusi 2018” në vendin e tretë në Grupin G dhe për të synuar më pas kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian 2020.

Panuçi ka një eksperiencë të shkurtër si trajner teksa ka punuar si ndihmës i trajnerit Fabio Capello në Kombëtaren e Rusisë dhe ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës në Serinë B. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.