Një serb komandon Ergys Kaçen

0
SHPËRNDAJE

download
Igor Tudor

Që prej ditës së djeshme ekipi i PAOK i Selanikut nuk do të ketë më trajner Igor Tudor, kroatin që vite më parë mbronte fanellën e Juventus. Në vendin e tij klubi ka vendosur përkohësisht trajnerin e ekipit të të rinjve, serbin Vladimir Ivic. Tudor kishte një kontrate tre vjeçare por rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit sollën shkarkimin e tij. Përveç rezultateve, klubi ku luan mesfushori shqiptar Ergys Kaçe akuzon trajnerin kroat për komente jo profesioniste në drejtim të lojtarëve të PAOK.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.