Paolo Maldini serish ‘Azurre’? Federata e kërkon menaxher të Kombëtares Italiane

0
SHPËRNDAJE
loading...


ITALI / Legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini mund të jetë pjesë e ‘Të Kaltërve’. FIGC po mendon që rolin e menaxherit të kësaj kombëtareje që deri në këtë moment është mbajtur nga Lele Oriali që do të kthehet te Interi, t’i jepet pikërisht ish kapitenit të Milanit dhe përfaqësueses 4 herë kampione e botës. Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë për Maldinin që të marrë këtë rol, pasi ka edhe kandidatura të tjera siç është ajo e Marco Tardellit, apo dhe Francesco Tottit, emri i të cilit u propozua nga trajneri Ventura. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio preferon pikërisht Maldinin, por për ta bindur atë i duhet të bëjë një punë shumë të madhe duke qenë se edhe vetë Milani e kërkoi legjendën e tij në bordin drejtues, por që nuk ia arriti qëllimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU