Paolo Tramexani nis aventurën e re dhe flet për largimin nga kuqezinjtë

0
SHPËRNDAJE

Prezantohet Paolo Tramexani tek Lugano

Trajneri i ri i Luganos, Paolo Tramezzani ka dhënë intervistën e parë për mediat zvicerane pas emërimit në krye të ekipit të Super Ligës.

Ai ka bërë me dije se kishte pasur mundësinë për të qëndruar njëkohësisht në punë edhe te Shqipëria, por e kishte refuzuar diçka të tillë.

“Falenderoj presidentin Renzeti për besimin që ka pasur gjithnjë te unë. Jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re dhe mezi po pres që të zbres në fushë me lojtarët. Kur e mora ofertën në verë nuk kisha kohë për t’u menduar pasi isha totalisht i përqendruar te Europiani me Shqipërinë, që ishte diçka e jashtëzakonshme, ndërsa tani situata është ndryshe. Vendosa të shkëputem nga kontrata që kisha me FSHF-në sepse dua të jem 100% i përqendruar në punën e re”, ka thënë Tramezzani
Ai gjithashtu u ka bërë me dije mediave se është shumë i familjarizuar me futbollin zviceran duke qenë se prej 5 vitesh ka vëzhguar shumë ndeshje ku luanin futbollistë shqiptarë.

“Puna ime me Shqipërinë filloi në Zvicër, në Lokarno, me një djalosh që ju tashmë e njihni shumë mirë. Quhet Armando Sadiku. Kanë kaluar 5 vjet, por akoma e mbaj mend ndeshjen, ishte Lokarno-Kriens. Kam pasur mundësi të ndjek të gjitha kategoritë e futbollit zviceran sepse ishim në kërkim të të gjithë futbollistëve me origjinë shqiptare këtu. Dhe duhet thënë që falë kontributit të tyre arritëm të marrim disa rezultate të rëndësishme”, përfundoi ai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.