Paolo Tramexani: Shqipëria ka shumë talente

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Paolo Tramexani
Paolo Tramexani

“Kemi dëshirë të tregojmë se kjo Kombëtare mund të ketë të ardhme”.

Kështu e fillon deklaratën e ti për mediat italianë, Paolo Tramexani. Ndihmësi i Xhani De Biazit te Kombëtarja kuqezi ka folur për “TMW Radio” ku është shprehur se Shqipëria ka mjaft talente.

Sipas tij Shqipëria nuk duhet të kënaqet vetëm me pjesëmarrjen në Europian, pasi e ardhmja është e gjitha për t’u shkruar.

“Kemi shumë lojtarë të rinj të talentuar. Jemi duke mbyllur seleksionimet tashmë. Kemi shumë talente dhe ata që janë grumbulluar me ekipet e para janë vënë re nga ne. Nëse më duhet të them një emër them atë më te fundit, portierin e Lacios, Thomas Strakosha. Ka patur mundësinë e tij për të debutuar dhe ka treguar një personalitet të madh”, ishin fjalët e Tramexanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.