Papa dhe Ramadani: Luftëtari e mposht Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

papa-dhe-ramadani-658x371Pa frikë ndaj Skënderbeut, Luftëtari nuk luan për barazim ndaj kampionëve. Gjirokastritët edhe pse nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga 3 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar në stadiumin e tyre synojnë maksimumin e pikëve në sfidën ndaj skuadrës korçare. Zv/trajneri i Luftëtarit Vasil Papa beson te fitorja ndaj Skënderbeut.

“Luftëtari në të gjitha ndeshjet si në ato në shtëpi si në takimet ka patur si objektiv grumbullimin e sa më shumë pikëve pra fitoren. Sigurisht që e kemi studiuar Skënderbeun që është një ekip që për mendimin tim luan një futboll cilësor. Është një ekip që luan shpejtë dhe e qarkullon shumë mirë topin. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe duam tre pikët ndaj korçarëve.”

Më pas Papa shtoi se kalendari i ngjeshur i kësaj i periudhe nuk është një problem për bluzinjtë, ndërkohë që konfirmoi mungesat e mesfushorëve Aleksi dhe Rroca në ndeshjen ndaj skuadrës së trajnerit Andrea Agostinelli.

“Atmosfera është e mirë sepse ekipi gjithmonë ka ditur të reagojë jo vetëm pas çdo barazimi, por edhe pas humbjeve më të vështira edhe pse mund të kishim marrë diçka më shumë deri në këtë fazë të sezonit. Futbollistët janë të gjithë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të arritur objektivin tonë që kemi në këtë ndeshje të marrim pikë të plota, pasi edhe tifozët gjirokastritë presin me padurim një fitore në fushën tonë.”

Optimist u shfaq edhe mesfushori Behar Ramadani një nga pikat më të forta të Luftëtarit deri në këtë fazë të sezonit. Ramadani edhe pse e vlerësoi maksimalisht Skënderbeun, la të kuptohet se Luftëtari nuk u druhet aspak kampionëve.

“Të gjithë e njohin Skënderbeun, është ekipi 6-herë rradhazi kampion në Shqipëri, është një skuadër e mirëorganizuar në çdo pikëpamje, ka lojtarë shumë cilësorë. Edhe pse kanë mungesa ata e kanë çdo rol të dubluar. E respektojmë Skënderbeun dhe e vlerësojmë maksimalisht, por ne do bëjmë lojën pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Luftëtarit, Behar Ramadani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.