Papa firmos me Lushnjën në limitet e merkatos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Merkato në vendin tonë është e hapur ende dhe skuadrat që kanë lënë vende të lira në listën e tyre po tentojnë të bëjnë edhe ndonjë afrim të fundit, për të qenë gati për nisjen e kampionatit.

Në Lushnje e kishin mbyllur gjithçka, teksa stafi teknik kishte bërë gati listën, që kishte marrë “OK” edhe të kryebashkiakut Fatos Tushe, që është njëkohësisht edhe president i klubit.

Largimi i Ervis Kajës ka bërë që të lirohet një vend te Lushnja dhe e menjëhershme ka qenë lëvizja e verdhejeshilëve, që kanë afruar në ekip Enriko Papën, që vjet ishte pjesë e skuadrës së Teutës, ndërsa në të shkuarën ka luajtur me ekipe si Apolonia, Tirana, Bylisi etj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU