Paradite e lirë për Kombëtaren e Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Paraditja e sotme ka nisur e qetë për Kombëtaren e Shqipërisë, me trajnerin Gianni De Biasi që ka lejuar kohë të lirë për futbollistët në prag të ndeshjes së mbrëmjes me Izraelin, ndërsa lojtarët që janë parashikuar të luajnë si titullarë i janë nënshtruar një seancë të lehtë fizioterapie për të patur kondicion më të mirë fizik për ndeshjen e mbrëmjes.

Ekipi pritet të niset drejt stadiumit “Sammy Offer” në orën 19:00 ndërkohë që pritet të jenë disa qindra tifozë shqiptarë të pranishëm në impiant, në mbështetje të Kombëtares, një pjesë e të cilëve jetojnë dhe punojnë në Izrael. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.