Paraqitja e Manaj, mediat elozhe në Itali

0
SHPËRNDAJE

Legjinarët/ Rey Manaj falë paraqitjes së tij me skuadrën e Shpresave kuqezi ka bërë bujë edhe në Itali. Pas golit të shënuar në fitoren 2-1 ndaj Hungarisë, sulmuesi shqiptar ka marrë superlativa nga një media pranë skuadrës së tij, “Fcinternews.it”. Këta të fundit shkruajnë se Manaj tashmë ka vënë nën presion Roberto Mancinin, por edhe Gianni De Biasin. Ja çfarë shkruajnë italianët: manajRey Manaj ishte i vetmi lojtar i Interit në fushë, të hënën e Pashkëve, madje qe në gjendje për të përfituar nga ky pozicion i “privilegjuar”. Numri 97 i Interit e ka ndihmuar Shqipërinë U-21 për të fituar me përmbysje mbi homologët e Hungarisë. Manaj ka shënuar golin e barazimit 1-1, para se kuqezinjtë të gjenin edhe golin e dytë, atë të fitores, duke treguar një paraqitje të rëndësishme. Sulmuesi ka qenë në fushë gjatë gjithë lojës, duke shënuar në minutën e 69-të.”

Rey Manaj
Rey Manaj

“Rezultati final ishte 2-1 për vendësit dhe Hungaria e pa veten “KO”. Rey Manaj i dha sinjal edhe De Biazit, për t’ pasur në konsideratë për “Euro 2016” Ky është një hap përpara për Manaj dhe shokët e tij në eliminatoret e Kampionatin Europian U-21, edhe pse mendimi i sulmuesit është aktivizimi me Interin në Seria A dhe Kampionati Europian, me Kombëtaren A, në verë. Roberto Mancini, por sidomos Gianni De Biasi, janë “alarmuar” nga paraqitja e tij, ndaj e kanë marrë një mesazh të qartë edhe dje.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.