Paraqitje dinjitoze e Kombëtares sonë në Kroaci

0
SHPËRNDAJE

26. Croatia - Albania 3-1
Shqipëria para takimit

Dy penallti të diskutueshme kanë ndëshkuar Kombëtaren e Shqipërisë në takimin e dytë miqësor brenda 48 orëve ndaj Kroacisë. Kësaj radhe takimi u zhvillua në Osijek me kroatet që shënuan dy herë brenda shtatë minutave duke dhënë përshtypjen e një tjetër rezultati të thellë për kombëtaren tonë.

Mirëpo dalëngadalë vajzat tona nisin ta marrin veten dhe jo vetëm që shënojnë me anë të Suada Jasharit por edhe krijojnë raste të shumta duke ju afruar mjaft golit të barazimit. Atëherë kur pritej goli ynë, ndëshkohemi nga një tjetër penallti që e çon rezultatin në 3-1 që ngeli në fuqi deri në fund të takimit.

I pyetur në lidhje me ndeshjen zëvendëstrajneri kroat Robert Krznarić tha se: ” Shqiptaret luajtën shumë mirë, shumë më mirë se në ndeshjen e parë. Në pjesën e parë u mbrojtën mirë dhe ishte e vështirë të kaloheshin. Pasi rezultati shkoi në 2-1, ato u treguan shumë agresive dhe patën raste të pastra por ne shënuam të tretin më pas duke fituar një ndeshje të vështirë. Ishte gjithashtu e mundimshme të luanim dy ndeshje brenda 48 orëve në temperatura kaq të larta.”

KROACI– SHQIPËRI 3-1
(Mateja Andrlić 3, Violeta Baban 7 pen., Monika Conjar 70 pen. ; Suada Jashari 60)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.