Paraqitjet e legjionarëve në Europa League

0
SHPËRNDAJE

Apollon Limassol (Qipro) – Trakai (Lituani) 4-0 – Portieri Isli Hidi i Apollon qëndroi në stol përgjatë gjithë takimit.

Vaduz (Lihtenshtejn) – Nomme Kalju (Estoni) 3-1 – Mbrojtësi Naser Aliji ishte në fushë për 90 minuta në një fitore të madhe por të papritur të ekipit nga Lihtenshtejni por që merr pjesë në kampionatin e Zvicrës.

Kobenhavn (Danimarkë) – Newtown (Uells) 2-0 – I riu Berat Beqiri nuk ishte grumbulluar nga ekipi danez.

Lokomotiva Zagreb (Kroaci) – PAOK (Greqi) 2-1 – Herdi Prenga për kroatët dhe Ergys Kace te PAOK luajtën të gjithë ndeshjen në të cilën dolën fitues vendasit por grekët thumbuan në shtesë me një gol që mund ti japë tjetër rrjedhë kualifikimit.

Rijeka (Kroaci) – Aberdeen (Skoci) 0-3 – Bekim Balaj luan 90 minuta por nuk gjen dot rrugën e rrjetës në një ndeshje, rezultati i së cilës lë pak vend për dyshime se kush do të kalojë më tej.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.