Partizan si Magelan, ja tek e ke “bomberin” Sukaj

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Partizanit në merkaton dimërore nuk la cep të Botës pa bredhur, Brazil, Argjentinë… për të gjetur një sulmues. Por mbase drejtuesit e kuq nuk i dhanë besimin e duhur Xhevahir Sukajt. Kjo ndodh për arsye se si Dritan Dervishi, drejtori i të kuqve, edhe trajneri Agostineli, nuk janë njohës të mirë të kampionatit tonë. U duhet pak kohë atyre të kuptojnë se Sukaj edhe “duke fjetur gjumë” apo të ngrihet nga gjumi në 2 të natës, është një lojtar që portën e sheh edhe me “veshë” dhe jo më me sy.

Gjithsesi, tashmë shkodrani me të majtën e tij “vrasëse” po i tregon të gjithëve se Partizani s’ka pasur nevoj të bredhi si Magelani, por është dashur vetëm pak më shumë besim tek Sukaj. Por ne botën e futbollit gjithcka mund të ndodh. Dashuritë në këtë botë sot ikin, nesër shfaqen sërish. E tillë është edhe historia e Sukajt, e pranojnë apo jo protagonistët e saj.

Agostineli-3Dy nga lojtarët e afruar në merkaton dimërore ishin sulmues, si argjentinasi Haberkorn dhe braziliani Carmo me shpejtë iken se sa erdhën në rradhët e Partizanit. Por edhe nëse do të qendronin, sa të ambjentohenin ata kishte mbaruar sezoni. Gjithsesi, padashur të bëjmë avokatin e Sukajt, sepse ai e bënë më së miri vetë këtë detyrë me golat e tij, disa “new entry” në futbollin tonë duhet të kuptojnë se në kampionatin shqiptar të futbollit janë disa lojtar që mund të quhen institucione më vete dhe askush s’mund t’i largoi ata nga ky kampinat, derisa këmbët e tyre të vendosin.

©Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.