Partizani, 3 mungesa dhe 2 rikthime ndaj Tërbunit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

PartizaniSuperiorja/ Tek Partizani vijon ende të ndihet entuziazmi i fitores me Kukësin në “Zeqir Ymeri”, por tashmë ajo fitore është lënë pas krahëve teksa të kuqtë po përgatiten për sfidën e rradhës. Ekipi i Agostinellit do të presë Tërbunin në “Qemal Stafa” në një përballje ku fitorja është më shumë se  detyrim.

Por jo çdo gjë shkon “vaj” tek Partizani, pasi do të ketë mungesa për sfidën e rradhës. Dy mungesa kryesore për ndeshjen ndaj pukjanëve do të jenë ato të Arbnor Fejzullahit dhe Idriz Bathës. Të dy këta lojtarë do të mungojnë për shkak kartonësh, teksa mësohet se për këtë arsye stafi teknik i ka dhënë pushim të dy lojtarëve. Partizani - StervitjeNdërkohë një tjetër mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e portierit Alban Hoxha, i cili gjithashtu vuan pezullimin pasi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Kukësit. Ai do të zëvëndësohet nga portieri tjetër, Dashamir Xhika.

Ndërkohë Emiliano Vila ka shfaqur disa probleme në pulpën e djathtë, por pritet që mesfushori durrsak të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Tërbunit. Ndërkohë që trajneri Andrea Agostinelli do të ketë edhe dy rikthime teksa Ditmar Bicaj dhe Labinot Ibrahimi do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj pukjanëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.