Partizani, A do jetë gati Sukaj në derbi?

0
SHPËRNDAJE

Xhevahir Sukaj

Te Partizani të gjithë presin Xhevahur Sukaj-n. Sulmuesi shkodran, i zyrtarizuar më 30 Janar nga të kuqtë si përforcimi i merkatos së dimrit, është stërvitur rregullisht me grupin dhe pritet që të grumbullohet që këtë fundjavë, në transfertë e Teutën, e ndoshta mund t’i rezervohen disa minuta ndaj skuadrës së Maganit, për të kuptuar më mirë nëse mund të japë kontributin e shumëpritur në derbin me Tiranën.

Ndeshjen me Vllazninë, ish-skuadrës së tij, Xhevahiri i Partizanit e ndoqi nga tribuna e “Selman Stërmasit”, por duket se po vjen momenti i shumëpritur nga tifozët e kuq, që Sukaj-n ta shohin në aksion në fushën e blertë.

Starova aktivizoi në dy takimet e para të 2017-ës, dy nga katër afrimet e Janarit, Cetkovic dhe Boniface, por forma e sulmuesit nigerian nuk është se e bën shumë optimist ambientin e kuq, për këtë arsye pritshmëritë janë për bomberin shkodran.

Në intervistën e dhënë nga Antalya gjatë fazës përgatitore, Sukaj u premtoi tifozëve të kuq derbin, pra dëshirën për të qenë në fushë ndaj bardhebluve si protagonist, pse jo duke vendosur edhe sfidën.

Për ta mbajtur këtë premtim përvec se përgatitjet me skuadrën, 29-vjecari ka ndjekur një program individual, me stërvitje në palestër dhe pishinë, për të fituar sa më shpejt formën fizike, c’ka do ta bënte të vlefshëm për lojë. Gjithsesi, në ditët në vijim do të kuptohet me qartë nëse në derbi Partizani do të ketë një armë më shumë në dispozicion për të mposhtur rivalin historik. Nëse grumbullohet me Teutën, aktivizimi në derbi qoftë për disa minuta, nuk do të jetë utopi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.