Partizani akuzon, fotoja e dëshmon

0
SHPËRNDAJE

SherhiDrejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, akuzoi Tiranën si përgjegjëse për futjen në stadium të përsonave të pautorizuar, ndërmjet të cilëve ishin dhe agresorët e stafit të kuq. Gjithashtu, ai përmendi dhe emrin e Saimir Shehrit, administratorit të Tiranës, i cili është pezulluar me 2 vjet nga Komisioni i Disiplinës për shkak se në ndeshjen e fazës së tretë mes Skënderbeut dhe Tiranës, Shehri ka pështyrë një nga zyrtarët e ndeshjes.

Shehri e apeloi vendimin, por edhe Apeli la në fuqi fjalën e Disiplinës. Ndaj, në kushte të tilla, duket vërtet e pashpjegueshme sesi Saimir Shehri është present në stadium, mu poshtë tribunës së tifozëve të Partizanit. A nuk duhet që organizatorët e ndeshjes, Federata si organizatore e garës dhe Tirana si klubi pritës, të merrnin masa për parandalimin e shkeljeve të tilla të rënda? Por fotoja flet vetë!

Këtu nuk bëhet fjal për të mbajtur krahun e njërës apo tjetrës skuadër, as për të sulmuar asnjë, por për standarte dhe rregullat që duhen respektuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.