Partizani akuzon Policinë e Shtetit

0
SHPËRNDAJE

14856195_570222783172122_2150789362383919007_oKlubi i Partizanit akuzon Policinë e Shtetit për ngjarjet e dhunshme në Elbasan. Kryeqytetasit e quajtën të skajshëm reagimin e forcave të rendit ndaj tifozëve.

Për ta ekziston vetëm një fajtor. Partizani nuk ka asnjë dyshim se ishte Policia e Shtetit që shkaktoi dhunën në Elbasan.

Klubi kryeqytetas doli me deklaratë zyrtare ku dënoi rëndë forcat e rendit për atë që e quajti reagim i skajshëm ndaj një sjelljeje të zakonshme të tifozëve. Përveç deklaratës, kritikë shprehën edhe lojtarit e Partizanit, i pari mesfushori Batha.
Trajneri Starova foli pak më i rezervuar, por gjithsesi ishte kritik, gjithashtu dhe drejtori i përgjithshëm, Genc Tomori.
Gjithsesi, futbollisti i Skënderbeut, Osmani, quajti fajtor edhe të kuqtë. Policia reagoi duke u shprehur se fajtorë ishin tifozët e Partizanit, të cilët ishin të dehur, madje e quajti të përmbajtur reagimin e saj.
Trajneri Starova, më shumë sesa me policinë, e kishte me gjyqtarin Jorgji. Gjyqtarin sulmoi edhe presidenti i Partizanit, Gazment Demi.
Në një prononcim për faqen e klubit në Facebook, ai u shpreh se Jorgji prishi ndeshjen, ndërsa shtoi se privatisht edhe presidenti i Federatës, Duka, e quajti të gabuar kartonin e kuq për Kalarin. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.