Partizani anti Vllazni, mungon Atanda

0
SHPËRNDAJE


Te Partizani kërkojnë të lënë pas zhgënjimin që solli ndeshja me Luftëtarin me të Kuqtë që pësuan një humbje deri diku shokuese në Gjirokastër me rezultatin 2-0. Të Dielën, Partizani do të luajë për herë të parë në këtë sezon si skuadër pritëse në stadiumin Selman Stërmasi teksa do të sfidojë Vllazninë në një ndeshje ku skuadrës së Sulejman Starovës nuk i lejohet asnjë rezultat tjetër vec fitores. Në kompleksin Internacional në Pezë Helmës, Partizani këtë të Enjte zhvilloi seancën e rradhës stërvitore në vigjilie të ndeshjes ndaj skuadrës shkodrane. Në sfidën ndaj Vllaznisë mungesa e vetme në kampin e Kuq, do të jetë ajo e mbrojtësit nigerian Sodiq Atanda i cili ka plotësuar numërin e 3 kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar.

Xhevahir Sukaj ndërkohë vijoi me intensitet përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës, por sulmuesit shkodran i cili vazhdon edhe stërvitjet individuale në palestër, do ti duhen dhe rreth 2 javë kohë për të arritur formën optimale dhe për të qenë i gatshëm për trajnerin Starova. Në sfidën ndaj Vllaznisë 15-herë kampionët do të kenë mundësi të mbështeten sërish te dy lojtarë shumë të rëndësishëm, mesfushori Lorenc Trashi dhe sulmuesi Caleb Ekuban, të cilët munguan ndaj Luftëtarit në Gjirokastër pasi ishin të pezulluar. Trajneri Starova e ka të plotë grupin e futbollistëvë dhe tashmë atij i takon detyra e vështirë e zgjedhjes për 11-shen titullare që duhet të hedhë në fushë. Seanca e kësaj të Enjteje nisi me disa vrapime të lehta, ndërsa më pas futbollistët i kushtuan shumë rëndësi ushtrimeve aerobike dhe atyre atletike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.