Partizani, Atanda është eklipsuar nga Arapi

0
SHPËRNDAJE

 

13654136_10206895101961305_4547148926267015707_nSodiq Atanda ishte etiketuar si një nga blerjet më të suksesshme të Partizanit. Madje ky lojtar kishte marrë edhe statusin e shkesisë për 2-3 miqtë e tij të cilët mbërritën si përforcime tek Partizani, u prezantuan edhe zyrtarisht dhe më pas u larguan si të panevojshëm.

Por teksa Atanda mendonte për miqtë tij, duket se punët në aspektin personal si kishte si më parë. Ardhja e Renato Arapit në rradhët e “Demave” e ka eklipsuar mbrojtësin nigerian. Në dy ndeshjet zyrtare deri tani Atanda si në Europa League ndaj Slovan Bratislavës, edhe dje në Champions League ndaj Ferencvaros ka qendruar sërish në stol.

Renato Arapi
Renato Arapi

Duhet parë ecuria e tij në vazhdim, por padyshim është stafi teknik me në krye Sormanin që vendos, por një gjë është e sigurtë: Mbajtja e gjatë në stol do t’ja zbehi suksesin freskin dhe formën sportive këtij lojtari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.