Partizani B në play off, ja 5 lojtarët e marrë nga ekipi A

0
SHPËRNDAJE

imagePas pak çastesh do të luhet sfida finale e play off mes Sopotit dhe Partizanit B. Ashtu si e lejon edhe rregullorja, skuadra e kuqe ka marrë plot 5 lojtarë nga ekipi i parë, madje tre prej tyre u aktivizuan edhe ditën e djeshme në ndeshje Partizani – Teuta në Superiore.

Lojtarët e afruar tek Partizani B për këtë ndeshje janë mbrojësit Sodiq Atanda, Renaldo Kalari dhe Labinot Ibrahimi, ndërkohë si mesfushorë është marrë Lorenc Trashi teksa në portë do të jetë Dashamir Xhika. Padyshim që skuadra e kuqe mbetet më e favorizuar duke parë edhe lojtarët e afruar nga ekipi A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.