Partizani beson në përmbysje, Starova: Japim shpirtin

0
SHPËRNDAJE

stervitPPartizani është gati për sfidën vendimtare të Europa League me Stromsgodset, madje duke besuar edhe te përmbysja e shifrave 3-1 të takimit të parë në Norvegji. Skuadra e kuqe zhvilloi në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 18:30 seancën e fundit përgatitore. Në seancën e sotme gardiani i portës Alban Hoxha zhvilloi stërvitje të diferencuar përshkak të dëmtimit të pësuar ndeshjen e parë ndaj norvegjezëve, ndërsa pjesa tjetër e grupit ishte e plotë nën urdhrat e teknikut Starova dhe gëzonë gjëndje fizike optimale për takimin e të enjtes.

starov
Në një prononcim për mediat traineri Starova në prag të kësaj përballjeje u shpreh së pari mbi gjendjen e grupit: “Gjëndja e ekipit paraqitet mjaftë e mirë përjashtuar këtu lëndimin e Alban Hoxhës që sigurisht nuk e ka lejuar të zhvilloj kto ditë seancat e plota stërvitore. Karakteristikat e kundërshtrit i njohim mirë dhe dua të theksoj që ekipi im në ndeshjen e parë në Dramen zhvilloj një lojë mjaftë të mirë ndaj një kundërshtari realisht të fortë. Jemi përgatitur mjaft mirë gjatë gjithë fazës përgatitore për afro një muaj duke dhënë maksimumin. Është fatkeqsi që tifozët tonë të shumtë të cilët kishin mjaftë dëshirë të ndiqnin ndeshjen nuk e patën këtë mundësi. Fati në atë takim nuk ishte me ne duke parë dhe vet lojën se si u organizua”. Ndër të tjera ai ka përjashtuar probleme të mundshme brëenda grupit: “Brenda grupit nuk ka probleme. Përsa i përket formacionit nuk është zgjedhje vetëm e imja por i të gjithë stafi drejtues i cili duke parë performancën e gjithësecilit vendos më pas për aktivizimin ose jo. Gjithsesi jam i kënaqur me grupin që kam dhe kam besim që do ja dalim. Do japim maksimumin tonë duke dhënë shpirtin në fushën e lojës dhe me pak fat ja dalim të kualifikohemi. Shpresojë që klima, fusha me bar natyral apo tifozeria e cila jam i sigurtë që do jetë plotë në shkallët e stadiumit do ndikojnë të ekipi kundërshtar”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.