Partizani cakton tjetër miqësore, por a do ta ndjekin masivisht tifozët?

0
SHPËRNDAJE

Partizani pa frena. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga fitimi i trofeut “Egnatia”, ku mposhti Frozinonen dhe Teutën, një tjetër miqësore është përcaktuar menjëherë me fillimin e javës së re, pikërisht ditën e hënë, datë 10 gusht, Këtë herë, kundërshtari i zgjedhur nga të kuqtë është Tërbuni, skuadër e ngjitur këtë sezon në Kategorinë Superiore. Sipas njoftimit të bërë nga ana e klubit 15 herë kampion të Shqipërisë, kjo ndeshje është programuar në orën 19:00, në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë. Kjo në pamundësi për ta zhvilluar në “Qemal Stafa” që do të ruhet enkas për Superkupën e Shqipërisë, më 12 gusht.

tifoOrari dhe vendi duket se do të privojnë të kuqtë nga mbështetja masive e tifozerisë, pasi jo kushdo ka mundësi të udhëtojë për në Pezë. E madje edhe nëse do të përdorin autobusat e linjës, nuk do të kenë me çfarë të kthehen, përderisa në atë zonë nuk ka në lëvizje urbani pas orës 20:00. Sidoqotë, tifozët e zjarrtë që nuk duan të humbasin asnjë ndeshje të Partizanit (qoftë edhe miqësore) do të gjejnë mënyrën për të shkuar edhe në vendin ku luhet ky takim, 11 kilometra larg Tiranës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.