Partizani “dashurohet” me Telushin, së shpejti oferta

0
SHPËRNDAJE

14859860_1237290529679800_2200792427099221938_oKa “dashuri” që janë shumë të forta, por ka edhe pëlqime që kthehen në ndjenja. Nuk mund të përcaktohet se cila është fraza e duhur në mes të Partizanit dhe kapitenit të Flamurtarit Bruno Telushi, por i sigurt është fakti se një “feeling” ekziston mes palëve.

Partizani po kërkon të përforcohet me elementë cilësorë në merkaton e janarit, por siç dihet, tregu nuk është se ofron shumë mundësi. Partizani është hedhur në sulm për futbollistin e Flamurtarit dhe burime pranë klubit të kuq të minuta90.com tregojnë se palët kanë nisur edhe bisedimet mes tyre, por në rrugë zyrtare asgjë nuk pranohet.

Edhe më parë ka pasur bisedime mes palëve, dhe “të kuqtë” kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për ta afruar kapitenin e vlonjatëve në skuadër. Palët nuk e pranojnë, por bisedime mes tyre ka pasur dhe dëshira nuk mungon.

Edhe vjet ishin shumë pranë palët mes tyre, ndaj pritet të shihet me interes se çfarë do të ndodhë këtë vit dhe kjo herë mund të jetë “e vërteta”, pasi nuk ka më të tretë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.