Partizani dëshiron sulmuesin e Kukësit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Mustafa Enok Xhixhiua ishte sulmuesi i parë që Partizani afroi gjatë merkatos së verës dhe afrikani pati mundësinë të luante edhe në Kupat e Europës me të kuqtë.

Gjithashtu ka ardhur edhe Milan Basrak, serbi që ka qenë pjesë e Katanxaros, por Partizani nuk ka njoftuar ende zyrtarizimin e marrëveshjes me 22-vjeçarin serb.

Tashmë në kampin e kuq po mendojnë të afrojnë edhe një tjetër sulmues dhe “Panorama Sport” shkruan se në orbitën e tyre është edhe sulmuesi Izair Emini, të cilit i përfundon kontrata te Kukësi.

Tetovari po pret ofertën e presidentit Gjici, ndërkohë që ka oferta edhe nga Flamurtari e Shkëndija e Tetovës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.