Partizani, dështon afrimi i sulmuesit të Juventusit

0
SHPËRNDAJE

partizani dhomat

Pjesa e fundit e merkatos së Partizanit është shoqëruar me emra të shumtë, ku binin në sy edhe disa lojtarë që janë në pronësi të Juventusit. Pjesë e bisedimeve të drejtuesve të kuq ka qenë edhe sulmuesi senegalez i bardhezinjve, Mama Baba Thiam, ku Partizani
kërkonte që ta huazonte për sezonin e ri.

Kjo pistë ka rënë përfundimisht, pasi gjatë ditës së djeshme Juventusi e ka huazuar sulmuesin 23-vjeçar te grekët e PAOK-ut të Selanikut, ish-skuadra e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe. Të kuqtë shpresonin në realizimin e këtij transferimi falë njohjes së trajnerit Sormani me sulmuesin senegalez, pasi të dy bashkë kanë qenë
pjesë e klubit të Sudtirolit.

Me sa duket, Partizani e ka marrë më herët refuzimin e kërkesës së tij për Mama Baba Thiam, pasi para disa ditësh klubi zyrtarizoi qendërsulmuesin izraelit, Ben Azubel.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.