Partizani dështon edhe në transfertë, jashtë Europës që në turin e parë

0
SHPËRNDAJE

Partizani i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europa League që në turin e parë të turneut duke u eliminuar nga bullgarët e Botev Plovdiv.

Të kuqtë ishim mposhtur 3-1 në shtëpi dhe kishin një detyrë shumë të vështirë në sfidën e kthimit që u luajt sot në stadiumin Lazar. Një gol i Brisola i dha avantazhin pas 22 minutash ekipit vendas që krijoi edhe disa mundësi të tjera para portës së Partizanit, por u ndal nga portieri Alban Hoxha, i vëmendshëm përballë sulmuesve kundërshtare.

Në pjesën e dytë, edhe Partizani krijoi disa mundësi të mira shënimi, sidomos në fundin e ndeshjes kur në lojë u futën Mentor Mazrekaj dhe Xhevahir Sukaj, por asnjë prej tyre nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë për të realizuar golin e barazimit që do të kishte qenë një ngushëllim i vogël për ekipin.

Pas vërshëllimës përfundimtare dhe humbjes 1-0, skuadrën shqiptare e pret një rrugëtim i gjatë kthimi përsëri në Shqipëri, ku me shumë mundësi klubi do të bëjë riorganizim të plotë, me largimin e trajnerit Sulejman Starova nga posti i trajnerit, duke afruar një tjetër teknik. /minuta90.com/

Botev Plovdiv-Partizani 1-0

Goli: Brisola 22’

Botev Plovdiv (4-3-3): Çvoroviç, Panov, Dimov, Genev, Minev, Baltanov, Meledje (Yusein 88’), Brisola (Alvaro 78’), Nedelev, Tasev (Stoyanov 64’), Kossoko (në dispozicion: Kajzer, Dimitrov, Marin) Tr: Nikolay Kirov

Partizani (4-2-3-1): Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, Fejzullahu, Vila, Progni, Batha (Mazrekaj 65’), Trashi (Kalari 75’), Fili (Sukaj 81’) (në dispozicion: Xhika, Marku, Bardhi, Djidjiwa) Tr: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Alper Ulusoy, Mustafa Eyisoy, Serkan Olgunçan, Yasar Kemal Ugurlu

Kartonë të verdhë: Vila 25’, Batha 29’, Ibrahimi 51’, Progni 58’, Kalari 87’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.