Partizani “dorëzohet” në fundin e sfidës

0
SHPËRNDAJE

PARTIZANI- SKENDERBEU 1-1
Shënues: Raçiç 20′ / Vangjeli 89′

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Bicaj, Kalari, Filipe, Batha,Trashi, Vila, Torasa, Raçiç Trajner: Andrea Agostineli

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Latifi, Lilaj,Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa1914728_997127970324924_1010867047039077885_n

Superiorja/ Loja nis menjëherë me Partizanin vendas që kontrollon topin me synimin për të shfrytëzuar euforinë e minutave të para, por nuk arrin dot të jetë i rrezikshëm. Skënderbeu i kundërpërgjigjet mjaft mirë duke filluar të dyluftojë fort në çdo top. Korçarët fillojnë të jenë të rrezikshëm në zonën e të kuqve, por krosi i Xhejms gjen në gatishmëri mbrojtjen vendase. Loja fillon të marrë një rrjedhë të shpejtë dhe nga të dyja skuadrat do të vijnë sulme të njëpasnjëshme por pa mundur të rrezikojnë portierët portierët respektivë. Në minutën e 19′ është Racic që do të godiste drejt portës së Shehit, por gardiani i bardhekuqve pret lehtësisht. Atë që sulmuesi serb nuk e bëri në këtë rast e bën mjaft mirë vetëm një minutë më pas. Pikërisht në të 20′-ën gjigandi i sulmit të kuq shfrytëzon mjaft mirë një top nga Torassa duke goditur fort dhe Shehit i shpëton topi nga duart i cili përfundon në rrjetë. 1-0 dhe ka festë tek të kuqtë. Ndërkohë pas golit të pësuar tek Skënderbeu ka nervozizëm. Abazi dhe Orelesi ndëshkohen me kartona të verdhë brënda 2 minutash duke treguar qartë se korçarët nuk janë të qetë. Me golin e Racic do të mbyllej pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë të lojës të kuqtë e nisin në sulm. Racic asiston për Trashin, por goditja e këtij të fundit nuk gjen dot kuadratin e portës. Trajneri Josa vendos që në minutën e 60′ të hedhë në fushë Prognin për Latifin. Vetëm një minutë më pas tifozët e Partizanit bëhen protagonistë duke lëshuar disa kore ofenduese, teksa aritri Jorgji thërret kapitenin Hoxha që i bën thirrje të qetësojë tifozërinë. Pasi situata qetësohet, në minutën e 77′ të ndeshjes Racic do të ketë mundësinë më të mirë për të dyfishuar shifrat. Esquerdinha ndërhyn ndaj Torassas në zonë dhe ka 11 metërsh. Përsipër e merr Stevan Racic i cili godet, por nuk i’a del përballë Shehit i cili neutralizon goditjen. Rezultati mbetet i pandryshuar teksa në minutën e 81′ ka tension në fushë. Torassa ka diçka me Orelesin, por ata që ndëshkohen janë Batha dhe Osmani. Gjithçka do të ndryshonte në minutën e 89′ teksa Vangjeli do të barazonte shifrat në 1-1. Skuadra korçare nuk u dorëzua për asnjë moment teksa arriti të marrë një pikë të rëndësishme në këtë përballje. Partizani nuk arrin të ruajë avantazhin e krijuar duke humbur rastin për të ngushtuar diferencën mes tyre e cila mbetet në +4 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.