Partizani drejt Italisë

0
SHPËRNDAJE

13418865_516904208503980_7083206554597702771_nSkuadra e Partizanit ka udhëtuar sot drejt Italisë për të vijuar përgatitjet në kuadër të pjesmarrjes në Kupat e Evropës. Stafi dhe lojtarët i janë drejtuar sot në orët e para të mëngjesit Aeroportit “Nënë Tereza“ me destinacion Abruzzo të Peskarës, ku do të akomodohen në Hotel “Victoria di Rivisondoli“.

Rezidenca e përzgjedhur për të kryer fazën përgatitore ofron kushte optimale stërvitjeje, pasi ndodhet afro 1000 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që në dispozicion të ekipit do të jetë tërësisht kompleksi stërvitor pranë kësaj zone malore.

I gjithë delegacioni i kuq është pajisur edhe me bazën e re materiale të ofruar nga firma e njohur sportive e veshjeve “Makron“, me të cilin klubi ka arritur së fundmi marrëveshjen. Prezantimi i fanellave zyrtare do të bëhet pasi skuadra të rikthehet në kryeqytet/ Faqja zyrtare Partizani fb/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.