Partizani / Edhe portjeri Hoxha drejt largimit

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares, ka edhe një vit kontratë me të kuqtë, por ai mund ta mbyllë aventurën e tij në Superiore këtë verë.

Me gjasa klubi pret ofertën e duhur për ta shitur atë, ndërkohë që edhe vetë kapiteni i “demave” mendon se është momenti që të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit.

Pista turke dhe Kievo kanë qenë ato më të përfolurat në të shkuarën, ndërkohë që mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas ndeshjeve të kupave të Europës.

Deri më tani Partizani njeh vetëm largime, teksa emra si Cetkoviç, Ekuban dhe Torasa e kanë mbyllur aventurën e tyre me të kuqtë dhe normalisht që në aspektin sulmues Partizani është më i dobët se më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU