Partizani, ekipi i përmbysjeve në Superligë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Partizanit po kalon një formë të kënaqshme në këtë sezon, teksa është i vetmi ekip që është në ndjekje të Skënderbeut që ndodhet në vendin e parë ke pikë të plota pas 3 javësh. Të kuqtë e drejtuar nga Starova kanë arritur të marrin 2 fitore dhe një barazim në këto javë kampionat. Një dukuri e vënë re është fakti qe Partizani në të tre takimet është ekipi që ka pësuar gol i pari, por pavarësisht kësaj të kuqtë kanë treguar forcë karakteri duke e përmbysur disavantazhin e një goli në ndeshjet kundër Flamurtarit dhe Vllaznisë, dhe në rastin më të keq ata kanë barazuar në ndeshjen e javës së parë ndaj ekipit të Laçit.
image
Në këto tre takime të para kanë rënë në sy edhe zëvëndësimet e trajnerit Starova, i cili ka goditur gjithmonë ndërrimet që ka bërë. Por pavarësisht kësaj, pësimi i golit në fillm duhet të shqetësojë stafin teknik pasi jo në të gjitha takimet skuadra do ti përgjigjet në të njëjtën mënyrë ashtu si në këto tre takime.

image
Gjithashtu një fakt tjetër është edhe që skuadrat që janë përballur me Partizanin janë ndëshkruar me kartona të kuq. Kjo gjë ka ardhur edhe për meritë të strategjisë së klubit të kuq që në këtë sezon ka zgjedhur të luajë në sulm, përkundër sezonit të kaluar teksa skuadra zhvillonte më tepër një lojë mbrojtës. Ashtu si Laçi, Flamurtari dhe Vllaznia janë ndëshkuar me kartona të kuq në ndeshjet kundër Partizanit, që të paktën këtë sezon duket se ka një sulm tepër në formë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.