Partizani/ Ekipi vijon pushimet, trajneri kthehet në Itali

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në mesjavë, Partizani ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Mark Iuliano, i cili mendohet se do të sjellë ndryshimin e shumëpritur te “demat” prej një çerek shekulli. Pas prezantimit në klub dhe bisedimeve me drejtuesit që kanë lidhje me merkaton dhe planin
që do të ndjekë Partizani në sezonin e ri, trajneri Mark Iuliano është rikthyer në Itali, ku do të bëjë përgatitjet e fundit për t’u zhvendosur në Tiranë. Mbetet për t’u parë nëse ish-juventini do ta presë ekipin në Itali, ku më 10 gusht është thënë se do të nisë faza përgatitore në Norçia, apo do të vijë më parë në Shqipëri për të vijuar udhëtimin së bashku me skuadrën.

Ndonëse të kuqtë e kanë zgjidhur çështjen e trajnerit, vazhdimi i pushimeve duket disi i çuditshëm, pasi ekipit i bie që të bëhet gati për kampionatin me një fazë trijavore stërvitore në Itali.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.