Partizani – Ferencvarosh, flasin trajnerët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

trajneri i FerencvaroshitThomas Doll dhe Adolfo Sormani, trajnerët e Ferencvaroshit dhe Partizanit dolën sot në konferencë për shtyp, ku dhanë deklaratat e mëposhtme:

Thomas Doll: “Respektojmë vendimin e UEFA-s dhe jemi të vetëdijshëm se Partizani është një ekip i mirë . E respektojmë atë dhe do bëjmë çmos për të marrë një rezultat të mirë. Fillimisht po mendonim të përballeshim me Skënderbeut, dhe jemi munduar ta përgatitim ndeshjen sa më mirë pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion. Kemi mësuar mbi Partizanin, e dimë stilin e tyre të lojës. Nuk më pëlqen të bëj parashikime, por do kërkojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për të fituar. Duhet të kemi kujdes e të jemi të fortë psikologjikisht”.

Adolfo Sormani:Kthehemi në Ligën e Kampioneve pas 23 vitesh dhe natyrisht nuk kemi eksperiencë në këtë nivel. Ferencvaroshi është 120 vende më lart se ne në renditjen e UEFA-s për klube, ka diferencë në të gjitha anët, edhe në fuqinë financiare. Në letër është një ndeshje e vështirë, ndaj një skuadre që është më e fortë se ne. Në letër, por në fushë shpesh është tjetër gjë dhe futbolli luhet nga burrat. Për këtë arsye, pres të shoh një skuadër, lojtarë që të jenë krenarë dhe të luajnë për tifozët, duke dhënë maksimumin deri në fund. Nuk do të luajmë në mbrojtje, por do të jemi të barabartë me kundërshtarin”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.