Partizani fillon me mungesa javën anti Laçi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Partizanit ka nisur ditën e sotme përgatitjet pas një një dite pushimi të akorduar nga stafi teknik. Në “ Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare“ në Kamëz , trajneri Agostineli ka kryer në orën 14:30 seancën e radhës stërvitore në kuadër të ndeshjes ndaj Laçit.

Skuadra e Partizanit në stërvitje
Skuadra e Partizanit në stërvitje

Ndërkohë vazhdojnë mungesat në kampin e të kuqve duke bërë që stafi teknik të mos e ketë grupin e plotë. Ata që vazhdojnë të mungojnë janë Alban Hoxha, Jurgen Bardhi dhe Realdo Fili të impenjuar me ekipet kombëtare si dhe Mentor Mazrekaj për arsye dëmtimi. Përgatitjet do të vijojnë ditën e martë me dy seanca të programuara.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.