Partizani fillon përgatitjet pas pushimeve

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Partizanit duket se është relaksuar disi pas asaj fitoreje ndaj Flamurtarit, duke shfrytëzuar edhe pushimin e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipin Kombëtar. Të kuqtë kanë nisur pasditen e sotme përgatitjet pas tre ditëve pushim të akorduara nga stafi teknik. Ekipi i’u drejtua kompleksit sportiv “Internacional” në Pezë ku u zhvilloi seancën e programuar stërvitore e cila ishte kryesisht e karakterit tekniko-taktik.

Partizani në stërvitje
Partizani në stërvitje
Grupi i lojtarëve nuk ishte i plotë, ku Ibrahimi, Raçiç, Fazliu, Morini dhe Nikoliç kanë marrë leje nga klubi për të qendruar edhe një ditë më shumë pranë familjeve dhe priten t’i bashkohen skuadrës ditën e mërkurë, ndërsa gardiani i portës së kuqe AlbanHoxha qëndron i grumbulluar me ekipin Kombëtar për takimin ndaj Danimarkës. Seanca e radhës stërvitore vijon ditën e mërkurë, teksa pritet që edhe grupi i lojtarëve të kompletohet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.