Partizani fillon përgatitjet për kupën dhe Kukësin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Partizanit i është rikthyer përgatitjeve në fushë në prag të dy përballjeve të kësaj jave për Kupë të mërkurën ndaj Korabit dhe në kampionat të shtunën ndaj Kukësit. Në seancën e zhvilluar në kompleksin “Interacional” Pezë të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët. Seanca stërvitore ka rezultuar e karakterit tekniko – taktik teksa stafi teknik ka testuar nga afër edhe gjendjen fizike të lojtarëve .
image
Të diferencuar nga grupi janë stërvitur sulmuesi Raçiç dhe mbrojtësi Fejzullahu si pasojë e një gjendje të lehtë gripale që po kalojnë. Sot ekipi do të luajë takimin e parë ndaj Korabit të Peshkopisë sfidë e cila do të shënojë edhe impenjimin e parë të të kuqve në kompeticionin e dytë të vendit Kupa e Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.