Partizani fiton në Ballsh dhe pret dhurata nga Korca

0
SHPËRNDAJE

Bylis – Partizani 0-2

Shenues: Vila 10′, Trashi 50′

Bylis: Frashëri, Bilali, Simic, Brahja, Dukic, Gava, Alla, Peposhi, Izucuku, Edmilson, Hoxhaj. Trajner: Adnan Zildzovic

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, Filipe, Trashi, Vila, Torassa, Sukaj. Trajner: Andrea Agostinelli


 

Partizani ka marrë një fitore të pastër 0-2 në fushën e vështirë të Bylisit ndaj Lacit vendës. Skuadra mike kalon në avantazh pas një gabimi të portierit Stivi Frashëri, që vazhdon serinë e gabimeve ndaj të kuqve. Gardiani i Bylisit del në mënyrë të gabuar dhe aty përfiton Vila që me portën e boshatisur shënon që në fillim të takimit. Mundohet të kundërpërgjigjet Bylisi, por Partizani duket me këmbëngulës. Në një moment të besuarit e Zildzovic kërkojnë një 11-metërsh por prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi kryesori Sadiku.

Në pjesën e dytë është sërish Partizani që shënon kur Fejzullahi futet bukur nga e djathta pason për Trashin, i cili pasi i vidhet bukur Dukicit, shënon me portën e boshatisur. 0-2 për Partizanin që kryeson. Dy trajnerët bëjnë lëvizjet nevojshme. Bylisi hidhet në sulm. Godet edhe traversën në një moment me Edmilson, por rastet e shumta nuk mungojnë, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkohë që me këtë humbje Bylisi ndërlikon situatën duke ndejtur sërish në kuotën e 20 pikëve. Ndërkohë që Partizanin ngushton diferencën dhe tashmë shikon nga Korca për të pritur jë dhuratë nga Teuta.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.