Partizani fiton në Pogradec

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Shqipërisë/ Partizani mori sot një fitore 1-0 në Pogradec,në vajtjen e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, në një sfidë me ritëm mjaft të ulët.

Të dyja skuadrat e kanë mendjen te kampionati dhe nuk u sforcuan shumë, me Partizanin që kontrolloi qetësisht dhe priti rastin e duhur për të shënuar.

Në një sfidë me shumë pak raste për shënim, vendimtar u bë Xhevahir Sukaj, i cili u fut 30 minuta para përfundimit dhe në minutën e 85-të vendosi fatet e sfidës, me të kuqtë që hedhin në hap të madh drejt kualifikimit.

Kupa e Shqipërisë, 1/8-at finale, vajtje

E enjte, ora 14:00, Pogradec

POGRADECI – PARTIZANI 0-1

Shënues: Sukaj 85’

Pogradeci: Mali, Çerepi, Hysenllari, Kllogjri, Çela, Hidri, Mario Kame, J.Liçkollari, Molla, Xh.Liçkollari, Albi Çekiçi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Vila (Kotobelli 46?), Batha (Sulejmani 76?), Asani, Progni (Sukaj 62?), Fili, Bardhi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU