Partizani, fitore nga pika e bardhë (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11947633_428209314040137_4689379275269740618_n11933483_925029274235002_4879088356813386235_n
Pjesa e parë

Pjesa e parë e takimit ka qenë e qetë dhe pa raste të pastra për shënim. Të dyja skuadrat kanë tentuar ti imponojnë lojën e tyre kundërshtarit por arritur në dominim, si në aspektin e lojës ashtu edhe në atë të qarkullimit të topit. Të kuqtë kanë rrezikuar portën e vlonjatëve me anë të sulmuesit Racic ndërsa Flamurtari nga ana tjetër tenton të vërë në vështirësi Partizanin me anë të Tskhadadze dhe Nexhipit. Fraksioni i parë është më pozitiv për Demat e Kuq por me kalimin e minutave takimi ekuilibrohet dhe të dyja skuadrat tentojnë të shënojnë por pa arritur të kalojnë në avantazh.

11903722_428205704040498_6893730364714387770_n

Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i lojës është më emocionues dhe skuadrat luajnë më hapur dhe sulmojnë për të gjetur rrugën e golit. Me fillimin e pjesës së dytë Trapp dhe Telushi ndëshkohen me kartonë të verdhë. Në minutën e 56’ Trapp arrin të shënojë për Flamurtarin duke i dhënë avantazhin vlonjatëve. Partizani hidhet në kërkim të golit i cili vjen në minutën e 73’ me anë të Trashit. Pikërisht atëherë kur gjithçka po shkonte drejt përfundimit të takimit në barazim, Partizanit i akordohet një penallti në favour në minutat shtesë. Xhevahir Sukaj merr përsipër ta godasë dhe shënon duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 90+4’. Menjëherë pas rifillimit të lojës Flamurtari ka një mundësi shumë të mirë për të barazuar por goditja e Shehajt përfundoi jashtë. Mbyllet gjithçka në shifrat 2-1 në favor të Partizanit por me polemika të shumta nga ana e vlonjatëve të cilët kundërshtojnë arbitrimin dhe i japin peshën kryesore për këtë humbje.

11891982_428205237373878_5309859422676805768_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.