Partizani garanton tifozët e kuq: Ndeshja Partizani-Vllaznia luhet në “Selman Stërmasi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas një shkresë zyrtare të Policisë së Tiranës që nuk merr përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes me Partizani-Vllaznia në “Selman Stërmasi”, me një njoftim në faqen e vet zyrtare, Partizani ka konfirmuar se sfida e së dielës do të luhet në Tiranë, pavarësisht se policia e kryeqytetit refuzon të marrë përsipër masat e sigurisë për ndeshjet e Partizanit në “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu, të kuqtë njoftojnë tifozët se nuk do të ketë asnjë incident, teksa theksojnë se po marrin të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.